Kisha Ortodokse Shqiptare del me deklaratë: Rezultatet e Censit nuk janë të sakta, në 1927-ën ishim 22.3% ortodoksë!

by editor

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me Censin e 2023 për popullsinë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar.

Advertisements

Kisha thotë se rezultati është i pasaktë, pasi sipas saj, në regjistrimin e popullsisë pati disa problematika.

Advertisements

Kisha thotë më tej se një numër i madh qytetarësh nuk u deklaruan për besimin fetar.

Deklarata e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare:

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

You may also like