Kishte defekt në frena, aksidentohet autobusi me pelegrinë në Iran, raportohet për 28 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

by editor

Një autobus që transportonte pelegrinët pakistanezë u përmbys në Iran, duke lënë të vrarë 28 pasagjerë, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Advertisements

Përplasja ndodhi të martën në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd dhe thuhet se u shkaktua për shkak të një defekti në sistemin e frenimit, raportoi Reuters.

Advertisements

Mësohet se për shkak të përplasjes 23 pasagjerë të tjerë u plagosën, shtatë prej tyre janë në gjendje kritike, tha drejtori i menaxhimit të krizave të provincës për televizionin shtetëror.

Pelegrinët ishin rrugës për në Irak për të përkujtuar një shenjtor që vdiq në shekullin e 7-të, sipas agjencisë së lajmeve AP.

Advertisements

Njëmbëdhjetë gra dhe 17 burra janë në mesin e atyre që vdiqën në aksident, sipas drejtorit të menaxhimit të krizave.

Rreth dy milionë pelegrinë myslimanë “shiitë” po marrin pjesë aktualisht në pelegrinazhin vjetor, i cili shtrihet rreth 80 km (50 milje) nga Najaf në Qerbela në Irak.

Irani është i njohur për të dhënat e tij të dobëta të sigurisë në rrugë, me rreth 20,000 vdekje në vit për shkak të aksidenteve.

You may also like