Ky është momenti kur një vajzë nga Venezuela është zbritur nga çatia e një lokali ku ra pasi u shty prej 39-vjeçarit shqiptar Ismet Zoto, këtë të martë në Durrës.
Advertisements
Mësohet se Darjana Linares bashkë me një grup vajzash të tjera ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në qytetin bregdetar, dhe i riu me të cilin u konfliktua fizikisht e më pas tentoi ta vriste është klient i saj.
Advertisements
Vajzat kishin marrë një apartament me qira në Durrës, dhe në momentin që policia ka pasur dijeni për ngjarjen kanë tentuar të largohen, por janë ndaluar nga efektivët.
“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital“, njoftoi më herët Policia e Durrësit.