Kofano e “Audi-t” e shkatërruar plotësisht, pamjet e automjetit që u shpërthye me tritol në Shkodër

by editor

Këto janë pamjet e automjetit tip Audi që u shpërthye me tritol mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Advertisements

Siç shihet në foto kofano e “Audi-t” është shkatërruar plotësisht, ndërsa tavani i mjetit është shkrumbuar nga flakët.

Makina ishte parkuar pranë një supermarketi në Teatrin Migjeni, kur shpërtheu lënda plasëse.

Advertisements

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (23 shkurt). Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë ekspertizën.

Advertisements

You may also like