Konfirmohet dëmtimi, futbollisti i Real Madrid do të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë

by editor

Spanja që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë këtë të hënë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është parë në dy ndeshjet e para kudër Kroacisë dhe Italisë.

Advertisements

Përfaqësuesja iberike, e kualifikuar matematikisht si e para në grup, do të ketë rotacion të gjerë, e detyruar edhe nga dëmtimet apo situata e kartonëve.

Advertisements

Mediat spanjolle sot kanë konfirmuar se mungesë në ndeshjen e nesërme do të jetë edhe qendërmbrojtësi i Real Madrid, Naço. Ky i fundit ka probleme fizike dhe për këtë arsye, është stërvitur veçmas, ndërsa trajneri De La Fuente nuk ka ndër mend ta rrezikojë në një ndeshje ku rezultati nuk ndikon fatin e iberikëve në turne.

Naço i shtohet kështu mungesës për dëmtim të Ajoze Perez, asaj të Rodri për kartonë të verdhë si dhe të Le Normand. Ky i fundit pritet të lihet pushim pasi ka marrë një të verdhë dhe trajneri i Spanjës nuk dëshiron që të rrezikojë për t’u ndëshkuar në këtë sfidë.

Sipas mediave spanjollë, kjo do të sjellë riformatimin thuajse plotësisht të mbrojtjes ndaj Shqipërisë, me Vivian e Laport, teksa do të luajnë titullarë edhe emra si Navas, Grimaldo, Fermin Lopes apo Hoselu./PANORAMASPORT.AL

You may also like