Konflikti për gërvishjen e makinave në Tiranë, arrestohet Fation Dauti

by editor

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fation Dauti, njërin prej personave të përfshirë në konfliktin me sende të forta në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Policia njofton se në kërkim janë shpallur dhe shoku i Dautiti si dhe dy personat e tjerë me të cilët ata u konfliktuan.

Shkak i nisjes së konfliktit u bë gërvishja e dy mjeteve mes dy vajzave shofere të cilat thirrën të njohurit e tyre për të sqaruar situatën.

Advertisements

Në vendngjarje kanë shkuar Fation Dauti, i shoqëruar nga shoku i tij me iniciale A.N dhe nga ana tjetër Marjo Barami e shtetasi me iniciale I.L, të cilët janë konfliktuar fizikisht.

I dëmtuar mbeti Dauti, i cili u dërgua dhe për trajtim mjekësor në spital. Gjatë kontrolleve në vendngjarje u gjet edhe një pistoletë e cila dyshohet se i përket Fation Dautit, por që nuk është arritur të përdorej.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Advertisements

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.

Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

You may also like