Konsumoi fostoksinë pas sherreve me bashkëshortin, ndërron jetë 18-vjeçarja! Prokuroria nis hetimet për 24-vjeçarin

by editor

Një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi ka konsumuar lëndë helmuese, fostoksinë.

Advertisements

Policia bën me dije se viktimë është shtetasja me iniciale B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan.

Advertisements

E reja mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë pas konflikteve që kishte me bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E. D., 24 vjeç, ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

You may also like