Kosovë/ Burri tenton të përdh**ojë burrin, më pas e godet me thikë në kokë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një burrë ka tentuar të vrasë një tjetër burrë duke e ftuar si fillim të konsumonte lëndë narkotike.

Më pas ai ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale gjë që është kundërshtuar nga personi tjetër.

Autori e ka goditur viktimën me thikë kuzhine në kokë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

You may also like