Rudina Musaku është 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu pasditen e sotme në Lushnje nga babai i saj, Behar Musaku 82-vjeç.
Advertisements
Ngjarja u regjistrua në lagjen “18 Tetori” ku për arsye ende të paqarta i moshuari ka qëlluar me armë gjahu të bijën duke e lënë të plagosur dhe më pas ka vrarë veten.
Advertisements
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre.
Vajza është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën, sakaq rasti është nën hetim nga policia, dhe priten detaje të reja në vazhdim.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.