Kriset miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzikut, veprimi i fundit i dyshes zbulon çdo gjë

by editor

Miqësia mes reperit Mozzik dhe ish-banores së “BBV” Efi Dhedhes mesa duket është krisur.

Advertisements

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes, fansat aluduan se ata nuk kanë raporte të mirë së bashku pasi ia kanë hequr “followin” njëri-tjetrit në Instagram.

Advertisements

Veprimi i dyshes vjen menjëherë pasi reperi konfirmoi romancën e tij të re me vajzën e deputetit kosovar Lutfi Haziri, Lotina.

Kohë më parë pas pjesëmarrjes së Efit në videoklipin e këngës së Mozzikut “Fatkeqësi” në rrjet qarkulluan lajme se mes dyshes po ndodh diçka më shumë se miqësi, aludim ky që u hodh poshtë nga vetë ata.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes Efit dhe Mozzikut që ata mos të ndiqen më në rrjetet sociale.

You may also like