Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në Vlorë, shpallen në kërkim shqiptari, marokeni dhe italiani

by editor

Tre persona me shtetësi të ndryshme janë shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim shtetasit I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali, M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Advertisements

Njoftimi policisë së Vlorës:

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, banues në Itali.

Advertisements

Më datë 02.09.2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e kontrolleve për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zonat bregdetare, kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë. Gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

You may also like