Kush e solli dronin që “përçau” çiftin dhe kush fshihet pas trëndafilit blu për Julin? Piloti i BBVip i zbulon të gjitha

by editor

I ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel mesditën e sotme, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se ai është në dijeni të të gjithëve personave që çojnë drone për konkurrentët në lojë.

Megjithatë ai ka ngurruar të flasë me emra për shkak të ruajtjes së profesionalizmit.

Më herët ai zbuloi se dronin që në njëfarë mënyre përçau paska çiftin Romeo-Heidi ishte një vajzë nga Italia.

Ndërsa për trëndafilin blu për Jul Dedën, piloti habiti duke thënë se ishte nga një vajzë shumë e bukur, një fanse e tij.

“Kush është fshihet pas trëndafilit blu për Jul Dedën, është një vajzë shumë e bukur, për arsye profesionale nuk mund të them më shumë, është thjesht fanse. Nuk është personazh publik,” tha Arbër Xhaja.

You may also like