Kush është biznesmeni Eduart Reçi që humbi jetën pasi u qëllua në kokë, dikur ishte drejtor në SHISH

by editor

Mbrëmjen e e djeshme rreth orës 23:00, një ngjarje e rëndë u regjistruar në Tiranë, ku shtetasi Eduart Reçi, është qëlluar me armë zjarri në zonën e njohur si “Rruga e Elbasanit”.

Advertisements

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi, janë zbardhur detaje të reja.

Advertisements

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe, pasi plumbi e kap në kokë.

Advertisements

Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët, për shkak të errësirës. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduart Reçi, prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.

You may also like