Kush është Edvin Bode, vrasësi i biznesmenit Edmond Papa

by editor

Euronews Albania ka siguruar foton e Edvin Bodes, alias Andreë Bode, i cili dyshohet si vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, në atentatin e ndodhur në Tiranë më 16 dhjetor të vitit 2022.

Bode u kap në Memaliaj, ku strehohej nga Adriatik Kalemi, një person të cilët i janë bërë dy atentate për ta eliminuar që pas vrasjes së Papës.

Advertisements

Gjatë kontrollit në banesën e Kalemit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Në pranga përfundoi dhe djali i xhaxhait të Adriatik kalemit, Julian Kalemi.

Advertisements

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, nipit të Kalemit, duket se është zanafilla e një sage hakmarrjeje mes fisit Kalemi dhe Papa.

Vetë Adriatik Kalemi i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati ishullin Paksos ku ishte me pushime.

Advertisements

Atentati i dytë ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë. Ai u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje vëllait të Adriatik Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Ndërkohë që në një atentat në korrik të këtij viti, u ekzekutua në një atentat mafioz, babai i Adriatik kalemit, Shyqyri Kalemi si dhe dy persona të pafajshëm në lokalin ku ai po konsumonte kafen.

You may also like