Kush ishte e para, pula apo veza? Enigma e famshme përfundon me vrasje mes miqve

by editor

Një burrë në Indonezi dyshohet se qëlloi për vdekje mikun e tij për mosmarrëveshjen klasike: “cila ishte e para, pula apo veza?”

I dyshuari, i identifikuar me inicialet D.R, goditi me thikë 47-vjeçarin Kadir Markus, nga Muna Regency në provincën Juglindore Sulaëesi, 15 herë pasi u debatuan për enigmën më 24 korrik, tha oficeri hetues La Ode Arsangka.

Advertisements

D.R e ftoi Markusin, i cili kishte ardhur për të shlyer një borxh, për një pije dhe filloi të tregonte një sërë gjëegjëzash, raportuan mediat lokale. Ndër të tjera ai e pyeti se kush është e para “pula apo veza”, duke shkaktuar debat.

Markus u largua kur filloi debati, por D.K mori një thikë, e ndoqi me biçikletë dhe më pas në këmbë përpara se ta godiste disa herë, tha policia.

Advertisements

I dyshuari është arrestuar, tha shefi i policisë së Tongkuno, Iptu Abdul Hasan.

“I dyshuari është akuzuar për vrasje dhe përballet me 18 vjet burg nëse shpallet fajtor,” tha shefi i policisë.

Advertisements

DK thuhet se përdori një “badik”, thikë tradicionale të fiseve bregdetare të Sulaëezit jugor si Bugis dhe Makassarese, për të kryer vrasjen.

You may also like