Kush janë 4 drejtorët e Policisë në “sitën” e SPAK?! Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm

by editor

Eksperti i njohur dhe profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço është shprehur mbrëmjen e sotme se SPAK pritet që në ditët në vazhdim të arrestojë disa zyrtarë të lartë në kupolën e Policisë së Shtetit, të cilët nga hetimet del se kanë kryer veprime të paligjshme.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Top Story”, ai ka treguar se në aplikacionin e komunikimeve sekrete “Sky ECC” kanë dalë dhe mjaft elementë shqiptarë të botës së krimit, e po ashtu dhe zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit.

Advertisements

“Aty brenda çfarë nuk ka. Ka drogë, ka urdhërime për vrasje, t’i biem këtij, t’i biem atij. Mezi po pres që t’i kuadrojnë, të nxjerrin për gjithsecilin përgjegjësinë konkrete dhe të fillojnë arrestimet. Njëra prej tyre pritetet tani dhe ka të bëjë me strukturën e lartë të Policisë së Shtetit”, u shpreh Ervin Karamuço.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për katër shefa sektorëve, të cilët janë vënë nën “shënjestrën” e Prokurorisë së Posaçme dhe nga hetimet janë grumbulluar prova për aktivitetin e tyre, larg zbatimit të ligjit.

SPAK ka konfirmuar dhe vetë hetimet për këta zyrtarë. Megjithëse nuk ka dhënë emra, organi më i lartë i akuzës në Shqipëri i ka konfirmuar gazetares Anila Hoxha se 4 zyrtarët me poste të larta në strukturën e Policisë së Shtetit janë aktualisht nën hetim.

Indicie për këtë rast ka dhënë dhe vetë kryeprokurori Altin Dumani, i cili në dëgjesën publike përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shpreh se për dosje të caktuara ata detyrohen të mos bashkëpunojnë me Policinë për hetime, sepse zyrtarët e lartë janë të lidhur me krimin.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, u shpreh kreu i SPAK një javë më parë. Mbetet për t’u parë se cilët janë këta drejtues, urdhër-arrestet për të cilët duket se janë gati…

You may also like