Kush përfiton pension më të lartë me ndryshimet e reja

by editor

Eksperti i njohur Kujtim Hoxha ka dhënë disa informacione të rëndësishme për pensionistët. Në një intervistë, eksperti ka treguar se tetori do të jetë data që do të bëhet indeksimi për vitin 2024.

Gjithashtu, për të patur një qartësi në interpretimin një vendimi të qeverisë që ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 2024, Z.Hoxha ka shpjeguar se çfarë janë koeficentët e indeksimit të pagave dhe kush janë pensionistët që përfitojnë.

Advertisements

Nga ana tjetër, ai ka komentuar përcaktimin e minimumit jetik, që është një ndër gjërat kryesore sa i përket skemës së pensioneve.

-Pas reformës për rritjen e pagave në administratën publike, profesor në dijeninë tuaj kur pritet indeksimi i pensioneve pasi njëherë u tha për në korrik e herë në shtator e në tetor por kur pritet indeksimi real i pensioneve?

Advertisements

Indeksimi ka të bëj me një shtresë të gjerë të qytetarëve, të cilët presin që në bazë të ligjit të ISSH-së të marrin pensionin e tyre. Me këtë ligj është parashikuar që çdo vit pasi të dalë inflacioni pasi ka përfunduar dhe është deklaruar në muajin mars 2024, duhej të bëhej indeksimi i pensioneve, minimalisht në masën e inflacionit. Indeksimi jo vetëm që nuk u bë në 1 tetor, siç ka qenë traditë por vazhdon që të shtyhet pagesa e indeksimit nga ana e qeverisë. Në dy vitet e fundit, duke marrë parasysh vitin 2022 dhe 2023, qeveria ka parashikuar që indeksimin ta bëj në tetor 2024.

-Ndryshimi i koeficientit për përllogaritjen e pensioneve, çfarë ndryshimi sjell kjo gjë?

Advertisements

Çdo vit me rritjen e pagës minimale, pritet të kishte dalë e të ishte deklaruar ligjërisht. Kemi marrë vesh në paskuinta që koeficentët kanë dalë dhe janë propozuar nga grupi i ekspertëve të ISSH-së dhe i janë dhënë qeverisë për t’i shqyrtuar. Kjo është një gjë e rëndësishme për pensionistët rishtas që dalin për herë të parë. Çdokush që del në pension rishtazi në qershor 2024, qoftë dhe një ditë më përpara, ndonjë që del me 1 korrik, ka një ndryshim mes tyre. Nëse personi që del para 30 qershorit 2024, zbatojmë koeficentët të cilët janë 10. 799 për periudhë deri në vitin 94’, tregon bazën e vlerësuar të indeksuar.
Dhe nga 95’ e në vazhdim koeficentët vijnë në zbritje deri në vlerë të barabartë me vitet e punës që ka. Derisa dy vitet e fundit merret koeficienti 1. Paraja që është përllogaritur merret 1, aq sa ke kontribuar aq merr në vlerësim. Të gjithë ato që përfitojnë pension pleqërie dhe me të drejtë nga 1 korriku dhe në vazhdim do të aplikohen koeficentët 12.257 për periudhat para vitit 94’. Pas vitit 94’, duke filluar nga 95’-a e në vazhdim këto koeficiente fillojnë të amortizohen duke shkuar në vlerë 1 me 1. Çfarë ndikimi ka në vlerë absolute? Një qytetar që ka të njëjtën vjetërsi pune të realizuar me kolegun e tij, 1 ditë më përpara 30 qershorit krahas atij me 1 korrik, kanë të njëjtën vjetërsi punë por vetëm mosha ndryshon me një ditë.

You may also like