Lajmi i fabrikuar për lindjen e gruas shtatzënë, gazetari zbulon detajet: A do të ketë burgosje për kallëzim të rremë?

by editor

Gazetari Klodian Tomorri shkruan në Facebook, në lidhje me lajmin që qarkulloi ditën e protestës së opozitës, se një grua shtatzënë lindi në automjet, për shkak të bllokimit të rrugëve nga mosbindja civile.

Advertisements

Tomorri shkruan se a do të ketë burgosje për këtë kallëzimin e rremë publik që sajoi qeveria me gruan që lindi në automjet se nuk e lanë protestuesit të shkonte në spital apo akoma?

Advertisements

Sipas tij, kemi të bëjmë me një rast që ka pasojë shumë të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Advertisements

Do ketë ndonjë burgosje për këtë kallëzimin e rremë publik që sajoi qeveria me gruan që lindi në automjet se nuk e lanë protestuesit të shkonte në spital apo akoma?

Se edhe arsyetimin e vendimit e bën njesoj si ai i Salianjit, por me pasoja shumë më të rrezikshme.

Salianji e sajoi qellimisht për të goditur figurën e ministrit të brendshëm, kurse këtu arsyetimi mund të bëhet që qeveria e sajoi qëllimisht për të kundërvënë popullatën e gjerë me protestuesit në tentativë për të futur vendin në luftë civile dhe vellavrasëse.

Mos pshur në det se e ha tek gjella.

You may also like