Këto janë pamjet nga pusi ku Esmerald Balla, në bashkëpunim me shokun e tij Edison Brahaj, hodhi trupin e të atit pasi e vrau me pistoletë. Krimi i rëndë mendohet se ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa 30-vjeçari ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes baba e bir.
Advertisements
Pusi ku trupi i viktimës u gjet ditën e djeshme (4 shtator) ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Advertisements
Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai.
Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.
Advertisements
Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdour për të kryer vrasjen ishte e të atit. Viktima, Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta.
Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij.
Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën. Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë.