Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike

by editor

Shkrimtarja Lea Ypi është bërë anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike.

Përmes një postimi në Instagram, Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

Advertisements

“E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike, shkruan Ypi.

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj ku ndër ta, dallohet edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi.

Advertisements

Presidentja e Akademisë Britanike Julia Black ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.

You may also like