Ledjona i theu Romeos vezën në kokë, ‘Vëllai i Madh’ vendos të dënojë banorët e shtëpisë së ‘BBV3’

by editor

Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e saj. Ai u lexua nga Juli, e në brendësi flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

Advertisements

Për këtë arsye Vëllai i Madh i ka dënuar banorët. Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.

Advertisements

Me herët, Ledjona i theu një vezë në kokë Romeos. Aktori nuk e priti aspak mirë, ndërsa Ilnisa tregoi mbështetje për Ledjonën. E gjitha ndodhi pasi Romeo përsëriste vazhdimisht një këngë.

Romeo tha se Ledjona është e paaftë dhe nuk ka argument.

Romeo: Ça ishte ky humor mo zemra? O çfarë humori

Ilnisa: Bravo Ledjona!

Romeo: A u dënua në prime kjo gjëja, ça po bën o zemra. Po bën të njëjtën lojë

Ilnisa: Shumë mirë ta bëri se na çmende

Ledjona: Meqenëse na bëre dele

Romeo: Jeni komplet pa argument. Fuqia jote kjo është nuk flet dot ti. Ke zero argument

Ledjona: Meqë me the dele, merre dhe pulën

Romeo: Ti je e paaftë totalisht, vajzë e paaftë

Ilnisa: Dil në diell tani ta skuqim

You may also like