“Lëvizin me pistoleta me fishekë në fole”/ Zbardhen detaje të reja për familjen e vrasësit të efektivit në Fier, nëna e 23-vjeçarit lëshon deklaratën e fortë: Kanë mbështetje, të vrasin me gjakftohtësi

by editor

Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i vrasësit të efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Azgan Mërnicës, në një program televiziv ajo tha se ata si fis lëvizin të armatosur dhe me pistoleta me fishekë në gojë.

Advertisements

Selimi tha se ajo është larguar nga fshati Sulaj pasi kalonte çdo ditë pranë shtëpisë së vrasësit të djalit të saj. Dukate Selimi e cilësoi fisin Mërnica si të rrezikshëm dhe si vrasës gjakftohtë.

Advertisements

‘Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rruëgne kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën. Edhe daja i Kiri Mërnicës, në bashkëpunim dhe më dy të tjerë dhe më pas ngjarja mori tjetër rrjedhë se u manipulua ngjarja. Kam 3 vite që merrem me drejtësinë e djalit tim. Ai fshat është shumë problematik. Ai fshat është shumë problematik sepse nuk ka 1- autor por janë një pjesë dërrmuese. Babai i Kiri Mërnicës i cili ka vrarë kunatin e tij me dukë në gojë. Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje. Polici është 28-vjeça aq sa mund të ishte djali im sot. Motivete vrasjes anashkalojnë. Ajo është rrugë që kalojnë dy makina lirisht. Nuk është parakalimi që ka çuar motivin. Azgan Mërnica enden me pistoleta me fishekë në gojë, janë kapur me disa raste.

You may also like