Lezhë/ Vrau nënën me thikë, 62-vjeçari do shtrohet në psikiatri

by editor

62-vjecari Arsen Dani i cili të hënën masakroi me thike nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik.

Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes se shëndetit mendor të 62-vjecarit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mesditen e së hënës brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor. Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani.

You may also like