Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg Erdgys Arrazin, i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.
Advertisements
Avokati mbrojtës i Erdgys Arrazit ka paraqitur një recetë mjekësore, përmes së cilës pretendon se Alma vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej për depresion.
Advertisements
Në sallën e gjyqit, 31-vjeçari Arrazi ka thënë se ndihet “në gjendje të rëndëuar emocionale”. Ai ka thënë se është dakord me deklarimet e avokatit dhe se për ngjarjen e rëndë do të flasë në një moment të dytë.
Ditën e sotme, pesë ditë pas aktit fatal, polmbarët e forcave Renea, Emergjencat dhe Forcat e Armatosura, të ndihmuar edhe nga peshkatarët e zonës, mbyllën kërkimet pasi arritën në gjetjen e trupave të pajetë të Almës dhe tre fëmijëve të saj.
Erdgys Arrazi raportohet se ishte në një lidhje jashtëmartesore me një 18-vjeçare dhe ofendonte e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme gruan e tij, Almën.