Lirohet nga burgu i “tmerrshmi” i Beratit Aleksandër Kuqo, përfiton nga amnistia

by editor

Lirohet nga amnistia Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit.

Top Channel duke u bazuar tek burimet e veta, raporton se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Një tjetër arrestim i bujshëm është kryer nga policia shqiptare. Nën pranga ka përfunduar Aleksandër Kuqo, (asokohe) 40 vjeç, i njohur si Kuqo i Beratit, pronari i një televizioni kabllor, i një kantine vere dhe i disa dyqaneve.

I shumëkërkuari u ndalua në vendin e quajtur “kthesa e gjykatës” në qendër të Beratit teksa udhëtonte me një automjet tip “Mercedes” me targa të huaja. Në momentin e arrestimit ai ka bërë rezistencë.

“Shtetasi Aleksandër Kuqo me vendimin nr.297 datë 01/09/2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është dënuar me 21 vjet burgim në njohje të vendimit të Gjykatës Penale Milano, Itali, numër 26/99 datë 25/10/1999 që e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim”.

Në vitin 2003 Kuqo u arrestua për llogari të Policisë së Fierit pasi rezulton banor i këtij qyteti, por u lirua nga gjykata pasi prokuroria paraqiti një dokumentacion që vërtetonte se ai ishte i sëmurë mendor.

Advertisements

“Ka qëndruar i lirë në rrethet Berat dhe Fier si dhe është marrë me biznes privat. Në lagjen “Uznovë” të qytetit të Beratit ka në bashkëpronësi një fabrikë vere, si dhe disa dyqane e objekte të tjera në qytetin e Beratit. Veprimet e kryera nga ky shtetas gjatë kësaj kohe nuk të lënë të kuptosh se ai vuan nga ndonjë sëmundje psikike”.

Lirimi i tij pasoi shkarkimin e një prokurori dhe një gjykatësi në Fier. Prangosja e Kuqos vjen pas dhjetëra arrestimesh të bujshme të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Mbi 21 vjeçarin Kuqo rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

You may also like