Lojërat Olimpike Paris 2024 / Delegacioni shqiptar parakalon mbi lumin e Senës, Zelimkhan Abakarov mbajtës i flamurit kuqezi (Video)

by editor

Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë nisur zyrtarisht sot me një ceremoni mbi lumin Sena ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë deri në 11 gusht.

Advertisements

Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë menduar që parakalimi i atletëve të zhvillohet në varka mbi lumin Senë.

Advertisements

Edhe delegacioni shqiptar ka qenë pjesë e varkës së tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi. Shqipëria garon me 8 atletë.

You may also like