Luftë me thika në Tiranë/ 40-vjeçari plagoset gjatë natës tek Komuna e Parisit

by editor

Natën e mbrëmshme një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë.

Mësohet se burri ka mare një goditje me mjetin prerës në kurriz pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.

40-vjeçari është dërguar në spital nga ku bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e qarta të ngjarjes ndërsa pritet një njoftim nga ana e policisë.

Nata e mbrëmshme e 31 marsit rezultoi një tragjedi pasi një 18-vjeçar, Aurelio Dervishi mbeti i vrarë në Shkozë. I riu u plagos me thikë në kraharor pas një konflikti me një grup të rinjsh.

You may also like