“Luizi më ka bërë bllok, ndërsa Kiara…”, Ledjona habit me deklaratën e papritur

by editor

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Ledjona Xheladinaj së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera gazetarja ka treguar që Luiz Ejlli i ka bërë bllok në Instagram

Advertisements

E teksa i uroi çiftin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Maria Ejlli, Ledjona tha se Kiara Titon e ka shumë xhan, duke shtuar se këngëtari i ka bërë bllok.

Advertisements

Gazetarja u shpreh se nuk e di ku mund ti ketë ngelur hatri Luizit, duke treguar se ajo e ka vlerësuar atë.

“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që ti bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”, tregoi Ledjona.

You may also like