“Mafia shqiptare ka arritur të punojë me Ndrangheta”- Prokurori italian trondit me deklaratën: Është e aftë të sjellë në Itali dhe Evropë tonelata me kokainë

by editor

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë në qendër të emisionit investigativ “Report” në Rai 3. Sipas investigimit, thuhet se mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi.

Advertisements

Nicola Gratteri prokuror i Napolit ka deklaruar se mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta.

Advertisements

Sipas tij, ajo është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë.

Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish këshilltari i Edi Ranës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

You may also like