Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar – Bajkaj në Sarandë, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Mësohet se tre adoleshentët të moshave 13-14 vjecare kanë qenë duke udhëtuar me një makinë Benz dhe kanë humbur kontrollin në drejtimin e mjetit.
Advertisements
Për pasojë, makina ka përfunduar në një përrua.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ambulancat e Sarandës dhe të plagosurit janë transportuar në urgjencën e spitalit.
Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. Ndërkohë 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.