Malësi e Madhe/ Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit

by editor

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Advertisements

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

You may also like