“Masa ajrore të nxehta nga Afrika”/ SHMU zbulon surprizat e motit gjatë fundjavës

by editor

Gjatë fundjavës do të ketë një rritje të temperaturave për shkak të depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan, mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Advertisements

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për motin gjatë fundjavës.

Advertisements

Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

You may also like