Mashtruan duke këmbyer 40 mijë euro të fallsifikuara në një exchange në Elbasan, shpallen në kërkim nga policia dy shtetas gjeorgjianë

by editor

Mashtruan në një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit gjeorgjianë.

Advertisements

‘Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.

Advertisements

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara. Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë’, informon policia e Elbasanit.

You may also like