Mbi 60 shqiptarë braktisën në aeroportin e Milanos nga kompania “Air Albania”! Pasagjeri tregon kalvarin e sorollatjes: Jam i sëmurë, jam operuar në Itali! Na larguan me polici

by editor

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë mbrëmjen e kësaj të premte la më shumë se 60 pasagjerë në aeroportin e Malpensës, në mëshirë të fatit. Një kalvar me sorollatje i nisur prej orës 14.00 dhe vijon përtej mesnatës së ditës tjetër.

Advertisements

Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo të sëmurë. Një prej pasagjerëve tha për News24 se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate.
Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

Advertisements

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Sollën policinë, a thua se jemi kriminelë”.
Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit.
Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre.

Pasagjeret-ne-autobus-1
Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e sotme do ta kalojnë në aeroportin e Milanos. Kompania ajrore “Air Albania” refuzoi t’u përgjigjej edhe pse përgjegjësia është e saj.

Advertisements

Në videon që sjell News24 dallohet qartë komunikimi skandaloz i punonjëses së Air Albania e cila pasi bën të paditurën për situatën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, madje me përgjigje në kufijtë e talljes, i mbyll telefonin qytetarit

You may also like