Mbyllet papritur në prag të sezonit turistik shtegu Theth-Valbonë, ministrja Kumbaro zbardh vendimin

by editor

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme.

“Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave: Deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë” do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme.

Drejtojuni gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet tuaja në natyrë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

You may also like