“Më i lumturi është Berisha”- Vendimi i Apelit për Salianjin, deputeti i PS-së: Më vjen keq, s’ndjen kënaqësi të shoh tjetrin në burg! Nuk i shkon një politikani

by editor

Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.

Advertisements

Në studion e News24, ai u shpreh se “më i lumturi politikisht është Berisha”, duke theksuar se kreu i PD-së do ta shfrytëzojë për kaos dhe rrëmujë.

Advertisements

Petro Koçi u shpreh se ndjen keqardhje për vendimin, teksa shtoi se “nuk ndjek kënaqësi të shoh tjetrin në burg, nuk i shkon një politikani”.

“Më i lumturi politikisht është Berisha, sepse tani ka një alibi në dorë që këtë situatë ta shfrytëzojë për të shkaktuar sa të jetë e mundur kaos, rrëmujë e trazira, jo më për Berishën, por për një tjetër.

Advertisements

Është thjesht një alibi. Për një koleg më vjen keq, nuk ndjej kënaqësi të shoh tjetrin në burg, e kam provuar vetë është një gjë që nuk i shkon një politikani, ose një njeriu të zakonshëm.

Por mendoj e vendimi i gjykatës, ka lidhje me një provë të falsifikuar, jo thjesht me faktin dhe një proces denoncimin. Është fabrikuar një provë, është ky thelbi”, tha deputeti socialist.

You may also like