“Më ka çuditur dalja e…”/ Fifi komenton jurinë e DWTS: Iliri spec djegës, Olta është fiks e bërë…

by editor

“Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye”

Advertisements

“Valbonën e dua shumë. Lori është shumë profesioniste. Iliri është ai speci djegës. Olta është fiks e bërë për atë vend”. Kështu u shpreh Fifi kur u pyet në lidhje me anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars” teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Advertisements

“Oltës i rri përshtat shumë mirë, mënyra si gjykon. Ata janë profesionistë, secili është i ulur aty për një arsye. Arti është subjektiv, çfarë më pëlqen mua, tjetër mund t’i pëlqejë dikujt tjetër”, vijoi këngëtarja e njohur.

Nga ana tjetër, konkurrentja e spektaklit të kërcimit është shprehur se është habitur nga eliminimi i Atalanta Kërçykut dhe dhe Juliana Nurës, duke thënë:

“Dalja e Atalantës dhe e Xhulit më ka çuditur. Gara ka ardhur në një pikë që duhet të ikte dikush. Nuk e prisja të dilte Atalanta, mendoja se do të shkonte dhe një javë më tej. Për Xhulin kam shumë për të folur, por nuk dua të flas më”.

You may also like