Moderatori Meriton Mjekiqi ka folur për marrëdhënien me djalin e tij me ish-partneren, Egesta, teksa u shpreh se e ka marrë malli për të birin.
Advertisements
Gjatë një bisede me gazetaren Ledjona Xheladinaj në BBV, ai u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.
Advertisements
Mertion Mjekiqi tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.
“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.
Kujtojmë që ndarja e moderatorit me ish-partneren e tij nuk ka qenë paqësore, pasi Egesta disa vite më parë hodhi akuza se Meritoni ishte vetëm babai biologjik i fëmijës dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë të birin.
Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej.
Historia e Meriton Mjekiqit 8 vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në “showbizz”-in e Kosovës. Në atë kohë vetëm 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”.
Ai postoi në rrjetet sociale një foto të partneres në muajt e fundit të shtatzënisë, duke marrë shumë urime në një ditë, edhe për historinë sekrete të dashurisë, por edhe për faktin që do të bëhej baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare. Por, ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka qenë e paqartë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.
“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ishpartnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.
Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba. Por, në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish-e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.
“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën.
Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.
E që nga ajo kohë, të dy kanë qendruar në heshtje, duke vijuar të bëjnë prindin për djalin e tyre. Sot, Meritoni është gati për të nisur një histori të re dashurie, duke lënë pas një raport të rëndësishëm. Ai ka nisur një romancë në BBV me gazetaren 8 vite më të madhe Ilnisa Agolli.
Çifti tashmë ka nisur të shfaq edhe momentet e tyre erotike, ku nuk i kanë kursyer puthjet e nxehta, apo edhe prekjet përpara kamerave.