“Më ka ngelur traumë që i vogël”/ Dijonisi tregon arsyen e pazakontë përse e ‘urren’ ditën e enjte, Renisi nuk përmbahet dhe… (Video)

by editor

Dijonis Biba është një nga emrat më të lakuar në formatin “Ferma Vip”. Teksa po bisedonte me fermerët e tjerë, tregoi se dita e enjte për të është më pak e preferuara.

Sipas Dijonisit, kjo ditë i ka shkaktuar “trauma” kur ishte fëmijë, të cilat lidhen me shkollën.

Ai tha se në këtë ditë, gjithmonë kishte më shumë libra dhe iu kthye në një ditë të tmerrshme edhe në këtë moshë ai sërish nuk mundet ta pëlqejë.

“Të enjten nuk e dua. Më ka mbetur traumë që i vogël. Kemi pasur libra shumë dhe që fëmijë më është kthyer në një ditë tmerri”, tregoi Dijonisi e ndërsa fermerët kanë nisur të qeshin me të madhe.

You may also like