Me mbi 200 km në orë, si “fluturoi” në ajër dhe përfundoi në shtratin e lumit, mjeti ku udhëtonin 8 viktima pasi i iku nga sytë patrullës! “Benz”-i ishte i marrë me qira

by editor

Mjeti ku udhëtonin 8 viktimat në Këlcyrë raportohet se ishte marrë me qira. Ai drejtohej nga një qytetar nga Shkodra, i cili është pikasur nga një patrullë policie rreth orën 02:00 që i ka bërë thirrje të ndalojë.

Advertisements

Por shoferi i Benz-it, që udhëtonte me 7 klandestinë nga vendet e treta në makinë, ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë.

Advertisements

Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur nga sytë. Pas shumë kontrolleve u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një person nga Shkodra, por ende i paidentifikuar, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

You may also like