Deputeti Ervin Salianji, në një konferencë për gazetarët u shpreh se komisioni hetimor në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS, i ka kaluar pritshmëritë, duke faktuar ndërhyrjet në sistem. Sipas tij kjo përveçse është një aferë e jashtëligjshme, ka vënë në rrezik dhe ka cënuar edhe sigurinë kombëtare. “Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS i kaloi pritshmëritë.
Advertisements
U faktuan ndërhyrjet në sistem, aferë kjo që cënon sigurinë kombëtare. Sot janë në hetim zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Ka pasur një përfshirje të llahtarshme e përfshirjes së policisë në këtë aferë. Ervin Muça nuk përmbushte asnjë kusht që të ishte drejtori i IT. Procedura për punësimin e disa drejtuesve ka qenë jo e rregullt, madje emërimi i tyre është bërë ende pa u krijuar funksioni”, tha ai.
Advertisements