“Më ndodh edhe mua…”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me babain, Rudina Dembacaj shpërthen në lot në mes të emisionit

by editor

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Advertisements

Sa e ndjek Rudina Dembacaj këtë edicion të Big Brother VIP?

Advertisements

Unë shikoj dhe ndjek më shumë faqen në Instagram të BBV, shoh patjetër ‘prime’-t dhe përpiqem që të mos i humbas përveç rasteve kur unë kam pasur shfaqje. Unë nuk jam dot me një gjykim të ftohtë për Big Brother sepse jam tifoze, shoku im është pjesë e lojës.

Unë BBV e shoh me tifozeri dhe çdo qasje e kam se si sillen të tjerët me Julin. Nuk jam dot e ftohtë në gjykim.

Ditën e sotme banorët kanë shprehur emocionet e tyre përmes “telefonatës së erës”, mundësi që Vëllai i Madh vendosi sot t’ju jepte të gjithë banorëve. Nëpërmjet një “telefoni”, ata kanë nisur të bisedojnë me personat që nuk jetojnë më apo me persona që prej shumë kohësh kanë ndërprerë komunikimin.

You may also like