“Me Santiagon na uli Ervis Martinaj”, çfarë dëshmoi Leonard Duka në GJKKO për vrasjen e ish-policit Malko

by editor

Leonard Duka, i arrestuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje kjo e ndodhur më 27 gusht 2019, ka dëshmuar sot në GJKKO.

Advertisements

Duka ka mohuar akuzat, për vrasjen e ish policit Malko, ndërsa është shprehur se me të ishte njohur përmes Ervis Martinajt.

Advertisements

“Nuk e di me çfarë është marr viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ul është Ervis Martinajn. Këtë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vet.

Me baste jemi marr ne, ai ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marr me bastet. I kemi pas të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nis që në 2006. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qendruar ndonjëhërë në shoqëri të përbashkëta, jemi rastit nëpër klabe. Kemi fol ndonjëherë në telefon.” mësohet të ketë thënë Duka pra trupit gjykues në GJKKO./ abcnews.al

Advertisements

You may also like