Më të lumtur se kurrë, Meritoni poston foton e veçantë me Ilnisën!

by editor

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.

Advertisements

Në rrjetet e tyre sociale postojnë gjithmonë momente të veçanta me njëri-tjetrin. Së fundmi, Meritoni ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, në InstaStory.

Advertisements

Krah tij ndodhet partnerja Ilnisa, teksa të dy shfaqen pa mendje por tepër të buzëqeshur dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. ‘Tag’-un Meritoni e ka shoqëruar edhe me një emoji me trëndafil të kuq.

Në fillim u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën. Ai që ka shtuar më shumë aludimet, ishte edhe babait i Meritonit, i cili i ftuar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.

Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”. Dhe ashtu ka ndodhur pasi motra e Meritonit mesa duket ka dhënë konfirmim e saj për këtë romancë të bukur mes dyshes, duke e ndjekur Ilnisën në rrjetin social Instagram.

You may also like