Megaoperacioni me urdhër të SPAK i cili zgjati për 20 orë, në gjashtë qytete të vendit, çmontoi 7 grupe kriminale.
Advertisements
Deri më tani nga 50 urdhër arreste të lëshuara, janë ekzekutuar 20 prej tyre, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro.
Advertisements
Në njoftim, SPAK tregon skenarët dhe aleancat mes grupeve kriminale për të goditur rivalët e tyre.
Grupit të Ervis Martinajt i janë bashkuar edhe njerëzit e Emiljano Shullazit edhe pse ky i fundit ndodhet prapa hekurave i dënuar me 15 vjet burg. Mirëpo, ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 8 gusht 2022 nuk ndalej me kaq. Ai ka kërkuar bashkëpunimin e grupeve të tjera për të eliminuar Durim Bamin, një tjetër person me të shkuar të errët dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale.
Ervis Martinajt për të realizuar qëllimet e tij i është bashkuar edhe Aldo Avdylaj, vëllai i Astrit e Altin Avdylaj.
Nga ana tjetër, Edison Reçi kishte urdhëruar ekzekutimin e shtetasit Preng Gjini.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit ERVIS MARTINAJ. dhe ARBEN NDOKA. Grupi kriminal i drejtuar nga DURIM BAMI., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinajt dhe që drejtohet nga shtetasit LEONARD DUKA dhe Fatmir Hyseni., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e ERVIS MARTINAJ dhe ARBEN NDOKA dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi EDISON REÇI.
Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. EDISON REÇI, ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit Preng Gjini.
Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin EDISON REÇI., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.
Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:
– Ish Deputeti me iniciale ARBEN NDOKA.;
– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;
– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;
– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.
Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi DURIM BAMI., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “RENEA” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.