Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme për shenjat gjatë kësaj jave. Astrologia këshillon që të tregojnë kujdes në datën 17 pasi ka tendenca të shtuara xhelozie, dyshimi apo edhe humbjeje.
Advertisements
Meri Shehu: Kjo është një javë vërtet e këndshme astrologjikisht sepse Jupiteri dhe Urani janë afër njëri-tjetrit në Dem dhe na presin surpriza shumë të mëdha dhe fate të rëndësishme. Afërdita në Dem bën një lidhje shumë të bukur me Saturnin në Peshk kështu që kërkojmë lidhje të qëndrueshme, stabilitet, përgjegjësi. Një kthesë e madhe pret shenjat Dem, Luan, Akrep dhe Ujor ndërsa lajme të mira do të kenë Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit.
Advertisements
Data 17 është pak e vështirë sepse do të futet Mërkuri në Dem nesër dhe bën një katërkëndësh të vështirë me Plutonin në Ujor. 17-ta për të gjithë ju që keni punë, jeni xhelozë, keni frikë nga prapaskena dhe jeni dyshues duhet të keni më shumë kujdes sepse do t’ju shtohet kjo tendencë. Do të dyshoni më shumë, do të xhelozoni më shumë, do të shihni në çdo vend prapaskena, njerëz të këqinj dhe kjo do të pengojë sidomos në marrëdhënie që nuk janë kaq të vështira sa duken. Kini kujdes ndonjë humbje të ndonjë sendi, objekti ose situate.
Dashi – 3 yje
Do të kenë një surprizë shumë të këndshme sa i përket anës ekonomike dhe pretendohet një ditë me fat. Sa me fat është në një ndryshim të madh ekonomik, aq më të përgjegjshëm do të kthehen në atë sesi do ta investojnë. Nuk do ta investojnë siç duan për t’i fluturuar lekët dhe t’i shijojnë siç duan, por duhet t’i investojnë në një marrdhënie apo biznes më të qëndrueshëm ose t’ia japin burrit/gruas në dorë. Kujdes nga humbjet në datën 17, sidomos në çështjet ekonomike dhe në shoqëri.
Demi – 4 yje
Takohet Urani me Jupiterin në shenjën e tyre dhe ka një surprizë, kthesë shumë të madhe në jetën e tyre. Janë ditët e fundit përpara se Jupiteri të kalojë në Binjak dhe duhet ta shohë me përparësi për veten këtë periudhë. Duhet të kenë kujdes në datën 17 sepse ka një replikë shumë të fuqishme me partnerin ose karrierën dhe bëhet një ndarje e vështirë.
Binjakët – 1 yll
Planetët janë futur në Dem dhe për ta pozicioni i Demit është në shtëpinë e 12-të të mbylljes, të bllokimit, të ëndrrave, nuk është ajo që ata janë në vitalitet veprimi ose për të bërë gjëra. Çdo gjë ndodh në fshehtësi, në prapaskenë, në ëndërrime ose pa u deklaruar, kështu që një gjë e fshehtë, e paqartë dhe e bllokuar nuk u jep akoma dëshirën. Në datën 17, Mërkuri i Binjakëve në katërkëndësh me Plutonin në Ujor sjell një problematikë me ligjin dhe dashurinë
Gaforrja – 4 yje
Mbështetja do të jetë maksimale, rigjenerim e ndryshim i madh në jetën e tyre personale apo në qëllime. Karriera e tyre merr një kthesë shumë të mirë. Duhet të kenë kujdes sepse dikush mund t’u bëjë një prapaskenë në datën 17 dhe mund të jetë një mik, i afërm familjar apo shok që kishin besim ose prisnin diçka shumë të madhe. Do të kenë probleme ekonomike, ligjore ose me shoqërinë në datën 17.
Luani – 4 yje
Të gjithë planetët janë mbështjellë në fushën e karrierës, është momenti të shkëlqejnë ose të ikin prej saj në datën 17 ku dikush i pret rrugën ose nëse nuk e kanë kapur ritmin, do të jetë një datë e vështirë në çështje karriere, eprorësh, ligji, ekonomike, shëndetësore në disa raste.
Virgjëresha – 3 yje
Shumë planetë në Dem i kualifikojnë në një rrugëtim të ri dhe Jupiteri me Uranin tregon një ndryshim, një kthesë të madhe që pritet të marrë drejtim të madh. Mund të kenë martesa të dya, udhëtime jashtë, çështje ligjore që marrin kthesa të mira. Kujdes në datën 17 sepse ka një problematikë në ekonomi ose në anën shëndetësore.
Peshorja – 2 yje
Janë të kualifikuara shumë mirë nga ana ekonomike, do të bëhen shumë gjëra të mëdha në çështjet ekonomike dhe atë që pritet të marrin ose të japin, por ka diçka që kur merr shumë, nuk shkon. Duhet ta ekuilibrojnë dhe diku të japin sepse mund t’u dalë një prapaskenë, humbje ose disavantazh.
Akrepi – 2 yje
Janë një nga shenjat që do të kenë një ndryshim shumë të madh në bashkëpunime, martesë dhe gjëra të reja shumë të rëndësishme pune. Janë mbledhur shumë planetë përballë tyre, por lidhja Uran-Jupiter është shumë e rëndësishme, surprizë për ta. Kudjes në datën 17 sepse një aleat ose dikush që hyn mund të prishë punë në një bashkëpunim.
Shigjetari – 1 yll
Shumë ndryshime të mëdha ndodhin në përditshmërinë e tyre sa nuk po kapin dot as ritmin e tyre edhe pse janë njerëz optimistë. Shigjetari më i zgjuar po të kapë ritmin do të arrijë diku, në të kundërt do të hyjë në një tunel të paqartë, në një kthesë të gabuar dhe data 17 është kthesa e gabuar që mund të marrin lidhur me punën, përditshmërinë ose çështje shëndetësore.
Bricjapi – 3 yje
Takimet e bukura dhe shumë planetë në Dem i bëjnë ndër shenjat e favorizuara në dashuri. Bricjapi më i paqartë mund të mos gjejë, ketë diçka të bukur, të ketë një informacion apo të bëjë një biznes të mirë. Mund të thonë jo ose po në momentin e gabuar rreth datës 17 dhe mund të prishin disa situata të mira.
Ujori – 2 yje
Janë një nga shenjat e rëndësishme që do të kenë ndryshime shumë të mëdha dhe pozitive sepse sapo i kanë bërë dhe nuk presin të tjera. Lajme të mira i presin në çështje familjare, pronësie, karriere dhe bashkëjetese por do të bëhen xhelozë për marrëdhëniet në përgjithësi, familjarët, gjëra që nuk i kuptojnë siç duhet dhe do të kenë gjithnjë pyetje dhe kjo mund të intrigojë një karakter të tyre jo aq të keq në këtë periudhë. Kujdes me njerëzit e afërt të familjes, duhet të jenë të përqendruar ndaj vullnetit dhe ndihmesës.
Peshqit – 3 yje
Janë në një moment të mirë, shumë planetë në Dem i favorizojnë dhe mezi presin që të hyjë Jupiteri në Binjak, të marrin prona, biznese, të gjenden në ambientin e tyre. Ky është një moment shumë pozitiv, marrin lajme të mira, takojnë njerëz të mirë, dashuri e njohje. Kujdes në datën 17 sepse mund t’u dalë një huq që mund të prishë shumë gjëra të mira apo të sjellë edhe të tjerë dhe kjo të kthehet në një bumerang. Peshqit mund të humbasin gjëra të rëndësishme pune ose personale. Dita e sotme është shumë pozitive dhe mund t’i thonë po një marrëdhënieje të gjatë, një pune të rëndësishme apo një investimi.