Meritoni flet për Ilnisën dhe planet për të ardhmen: “Hera e parë që dashurohem kokë e këmbë”

by editor

Meritoni, në një intervistë në “BBVA 3”, ka folur plot dashuri për partneren e tij, Ilnisën. Ai tregoi ndjesitë e tij për gazetaren dhe planet pasi të dalë nga reality show.

Advertisements

“Është hera e parë në jetën time që e dua dikë kaq shumë, që dashurohem kokë e këmbë”, u shpreh ai.

Advertisements

Më tej, vijoi:

“Ajo (Ilnisa) e fitoi zemrën time me mënyrën se si jeton, me mendjen e saj, me nënën që është, për gruan që unë e adhuroj, me artisten brenda shpirtit të saj, po ashtu, me dashurinë që ma dha dhe ia dhashë. Shpesh mendoj nëse është e mundur që njerëzit të dashurojnë kaq shumë sa duhem unë dhe Ilnisa, sepse nëse duhen kaq shumë, dashuria qenka mrekulli”.

Ai foli edhe për planet e tij në të ardhmen, duke thënë: “Veç dua të dal, por mendoj se (jeta) rrëmujë do jetë. Uroj të mos jem pikiatë, por të jem mirë”, duke shtuar se mendon për hapa të tjerë në lidhjen e tij me Ilnisën, të cilat përfshijnë fejesën e martesën, si dhe një bebush.

Meritoni flet për Ilnisën dhe planet për të ardhmen:

Ilnisa dhe Meritoni u lidhën brenda shtëpisë së famshme dhe përjetuan momente të ndryshme romantike. Ilnisa u largua nga gara, pas një televotimi të fortë mes saj, Eglës dhe Meritoni, të cilët u dënuan nga ‘Vëllai i Madh’ dhe shkuan në Dhomën e Bardhë.

You may also like