Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit dhe personi i fundit që pa nënën me tre fëmijët gjallë, është marrë sërish në pyetje.
Advertisements
Nusja e familjes Arrazi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës pasi hetuesit dyshojnë në vërtetësinë e dëshmisë së dhënë herën e parë nga ana e saj.
Advertisements
Sot ajo do të pyetet për herë të herë të dytë nga hetuesit dhe në ambientet e prokurorisë është paraqitur e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, që u publikuan pak ditë më parë shfaqej Alma Arrazi me 3 fëmijët dhe kunata me vajzën e saj. Ato kanë pirë kafe në një prej lokaleve buzë lumit Buna dhe rreth orës 20:00 janë larguar dhe kanë ndarë rrugët.
Valentina Arrazi ka deklaruar se Alma dhe tre fëmijët do shkonin në Durrës te vëllai i saj, por sapo kanë dalë nga lokali kanë parë Ergys Arrazin me të dashurën 18-vjeçare. Sipas saj kjo ka ndikuar në vendimin e rëndë për t’u vetëhedhur nga ura e lumit Buna.
Për ngjarjen e rëndë, ndodhet në burg, Ergys Arrazi babai i tre fëmijëve që humbën jetën dhe bashkëshorti i Almës. Dhuna psikologjike e tij dhe tradhtia bashkëshortore dyshohet se e kanë shtyrë nënën e tre fëmijëve drejt një akti të tillë.