Merret vendimi, nga sot llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike, brenda vitit… (Dokumenti)

by editor

Nga sot të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, invalidët e punës dhe jetimët do të mund të hapin llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë pa asnjë tarifë.

Advertisements

Kjo llogari do të jetë funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe do të shërbejë edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin. Si dhe do të mund të bëjnë transferta pa pagesë brenda vendit.

Advertisements

Pensionet brenda këtij viti pritet të kalojnë nga marrja dorazi në postë, përmes hedhjes direkte në llogarinë bankare.

Bankat janë të detyruara të hapin llogarinë bankare falas kur plotësohen të gjitha rregullat e përcaktuara në ligjin “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, në të kundërt do të përballen me gjoba nga 50-250 mijë lekë.  Po ashtu bankat gjobiten edhe nëse kategorive të përfshira në skemën e tarifave zero për shërbimet bazike, i refuzohen transfertat apo i vendosen tarifa.

Advertisements

Një nga objektivat e këtij ligji ka të bëjë me rritjen e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh, të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Por po ashtu shtimi i numrit të llogarive bankare, dhe përdorimi i kartave si mjet pagese, vlerësohet edhe si mundësi për të ulur përdorimin e parave cash.

Merret vendimi, nga sot llogari bankare falas për pensionistët e

Dokumenta bashkëngjitur

You may also like