“Mësuesi amerikan vuante nga skizofrenia”/ Gazetari hedh dritë mbi tragjedinë: Përshkroi me detaje vrasjet, ja çfarë…

by editor

Në një intervistë, gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjeve të fundit të kronikës së zezë në vend.

Advertisements

Ai zbuloi detaje mbi vrasjen e kryer nga një shtetas amerikan i identifikuar si Mathew James Werts, i cili vrau bashkëshorten, dy qentë dhe më pas veten.

Advertisements

Sipas i asaj që gazetari zbuloi, 55-vjeçari kishte dokumentuar me detaje të gjitha veprimet që kishte kryer, përfshirë vrasjen e bashkëshortes dhe të dy qenve të tij.

Ai kishte përshkruar gjithashtu planin e vetëvrasjes në një letër që u gjet pas krimeve. Një detaj tjetër i tronditshëm është se ai kishte vrarë qentë me një shkop bejsbolli dhe kishte mbytur bashkëshorten, duke e mbuluar trupin e saj me disa rroba dhe trupat e qenve.

Në letrën, të cilën e kishte lënë në shtëpi, ai shprehte zhgënjimin për jetën e tij dhe i drejtohej prindërve, duke u thënë se kishte borxhe të mëdha dhe kishte lënë paratë e qirasë për pronarin e banesës.

Për shkak të mungesës së tij në shkollën ku punonte, drejtorin e institucionit shkollor ishte ai që zbuloi ngjarjen e rëndë, duke shkuar në shtëpinë e tij. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe kishte probleme me alkoolin, megjithëse në ambientet e punës kishte dhënë shenja normale.

You may also like